Im Diskutimi në deri në fund të emisionit “Opinion” të kësaj të marte është qenë i fokusuar në Diellën, ministrën që do të funksionojë nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.
Telesa ka folur në lidhje me funksionimin e ministres virtuale, Aldor Nini ka treguar se kush është personi që mban përgjegjësinë nëse Diella manipulohet.
Pjesë nga biseda
Aldor Nini: Inteligjenca Artificiale është një program i avancuar, në të cilin mund të vendosni ligjin, rregulla dhe direktiva. Ajo ndihmon në marrjen e vendimeve të duhura dhe në këtë rast, Inteligjencës Artificiale i jepet trajnim për të marrë vendime të saktë.
Blendi Fevziu: Manipulohet kjo?
Aldor Nini: Si krijues, mund të vendosni çfarë të dua.
Blendi Fevziu: Siç u tha më parë, ishin ato tenderat që i jepte kodin për t’u futur në kompjuter dhe i ndryshonte ofertën ai.
Aldor Nini: Ai që e mëson, do e mësojë si do reagojë dhe vendos AI.
Blendi Fevziu: Nëqoftëse ‘Diella’ manipulohet dhe bën gabim, kush shkon në burg?
Aldor Nini: Ai që e ka krijuar, ai që e ka programuar dhe ai që i ka dhënë direktivat, janë të përgjegjshëm.
Blendi Fevziu: Po nëqoftëse ai thotë ‘u çmend ‘Diella’ vet’?
Aldor Nini: Mban përgjegjësinë krijuesi, por mban përgjegjësinë edhe përdoruesi, sepse për ta vënë në zbatim vendimin e ‘Diellës’ duhet një përdorues. Në këtë rast sipas dekretit të presidentit, unë e kuptova që është Edi Rama. Kështu përgjigjet Rama juridikisht.