Vesa Vllasaliu, e njohur nga shfaqja “Big Brother VIP Kosova 2”, është në qendër të vëmendjes për një romance të përfolur me futbollistin Mirlind Daku. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje dashurie, fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale kanë vërejtur detaje të shumta që nxisin dyshimet për një marrëdhënie mes tyre.
Vesa është mjaft aktive në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj. Megjithatë, ajo ruan një rezervë të qartë kur vjen puna te jeta private. Një ndjekës i saj ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë përmes opsionit “pyetje-përgjigje”, duke e shtyrë Vesanë të reagojë.
“Kur po ia qet partnerit fytyrën edhe pse po e dimë se kush është, të lezetshëm dukeni ju kam parë”, ka përgjigjur Vesa. Reagimi i saj ka qenë i shkurtër, por domethënës. Ajo nuk ka mohuar dhe as pohuar romancën, por ka zgjodhi të mos ekspozojë partnerin e mundshëm, duke lënë hapësirë për interpretime.
Deri më tani, Mirlind Daku nuk ka reaguar mbi zërat që e lidhin me bukuroshen nga “Big Brother VIP Kosova 2”. Megjithatë, ndjekësit e dyshes mbeten në pritje të një konfirmimi zyrtar apo të paktën një foto bashkë. Deri atëherë, dyshimet mbeten, e bashkë me to edhe vëmendja e pandërprerë e publikut.