Perimet sindetë një burim të pasur me vitaminë, minerale dhe fibrë, të cilat janë të domosdoshme për një shëndet të mirë. Por shpesh lind pyetja: a është më mirë të konsumojmë perimet të freskëta apo të ziera?
Të dyja mënyrat e përgatitjes kanë përparësitë e tyre. Zierja mund të zbusë disa substanca të dëmshme dhe të lehtësojë tretjen, ndërsa konsumimi i tyre në formë të pazier ruan më shumë vitamina të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Nutricionistët pajtohen se balanca është çelësi.
Në këtë tekst do të shqyrtojmë më nga afër përparësitë dhe mangësitë e secilës mënyrë, për të kuptuar se si të përfitojmë më së miri nga perimet në dietën tonë të përditshme.
Çka ndodh kur perimet zihen?
Nxehtësia shkatërron enzimat, indolet dhe disa vitamina të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Megjithatë, shumica e materieve ushqyese, duke përfshirë fibrat, karbohidratet, proteinat, yndyrat dhe vitaminat A, D, E dhe K mbeten në bimë edhe pas zierjes.
Në disa raste, siç është për shembull te betakaroteni, materia ushqyese bëhet më shumë e disponueshme biologjikisht pas zierjes. Domatet, për shembull, janë më të mira pas zierjes, pasi që likopena, fitonutrienti i tyre, është më i disponueshëm biologjikisht.
Likopena ka veçori antibakteriale dhe antikërpudhore, dhe është i lidhur me parandalimin e kancerit të prostatës dhe inflamacionet e mishit të dhëmbëve.
Çfarë arrihet me zierjen?
Me zierje energjia bartet nga burimi i nxehtësisë në ushqim, prandaj ushqimi zakonisht është më lehtë i tretshëm. Zierja adekuate shkatërron edhe bakteret të cilat mund të shkaktojnë helmimin me ushqim.
Ushqimin e pasur me vitaminë C ose tiaminë, të cilët janë të ndjeshëm në nxehtësi, duhet ta vendosni në ujë vetëm pasi që uji të vlojë, dhe ta nxirrni sapo të zihet.
Toka dhe kultivimi, më të rëndësishme se zierja
Kualiteti i perimeve varet, para së gjithash, nga lloji i kultivimit, a bëhet fjalë për organik apo për atë tek i cili përdoren pesticidet, nga kualiteti i tokës, ujitja dhe sasia e diellit.
Mos harroni që sheqeri dhe produktet e miellit të bardhë janë ushqime që duhet të shmangen, dhe jo perimet e ziera që ende janë të pasura me materie ushqyese.
Edhepse zierja shkatërron disa materie ushqyese, në disa raste largon helmet nga bimët, i bën më lehtë të tretshme, intensifikon shijen dhe forcon disponueshmërinë biologjike të nutrientëve. Për shkak të balancimit të ushqimit rregullisht shijoni edhe perimet e paziera.