aaa
Home / Uncategorized / US-Präsident Donald Trump hat seine Anerkennung für die Regierung der Türkei als kluge Strategie bezeichnet.

US-Präsident Donald Trump hat seine Anerkennung für die Regierung der Türkei als kluge Strategie bezeichnet.

Daniel Fried, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, deklaroi se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk është plotësisht e fokusuar në Kosovë në këtë moment, është e rëndësishme të vazhdohet dialogu dhe të kërkohen aleatë brenda saj.

“Është e dobishme të fillosh të krijosh kontakte dhe zakone komunikimi për kur të vijë momenti”, tha ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Fried e shoqëroi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në disa takime që zhvilloi javën e kaluar në SHBA.

I pyetur të komentojë deklaratat e saj se Trump ka parandaluar së voni një përshkallëzim të situatës nga Serbia në Kosovë, Fried thotë se nuk i di detajet.

“…por është gjithmonë e mirë si taktikë t’ia atribuosh meritat administratës Trump”, thotë ai.

Në intervistën dhënë REL-it, Fried flet edhe për ngërçin në Kuvendin e Kosovës, zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe SHBA-së dhe të tjera.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Fried, do të doja ta filloja këtë intervistë duke ju pyetur për krizën politike që po vazhdon në Kosovë. Tash e tre muaj, vendi është pa Kuvend funksional. Partia fituese në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje, këmbëngul në kandidaten e saj për kryeparlamentare dhe në votim të fshehtë. Partitë që ishin në opozitë, kundërshtojnë.

Si e shihni këtë ngërç politik në aspektin e funksionimit demokratik dhe të përgjegjësisë institucionale?

Daniel Fried: Si amerikan, nuk jam në pozitë të filloj t’i kritikoj kosovarët për vështirësitë dhe mosfunksionimin politik. Mjafton ta shikoni Uashingtonin këto ditë…

Unë mendoj se Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale, por i duhet edhe aftësi për t’u përballur me sfidat e saj në mënyrë të qëndrueshme dhe energjike.

Ngërçi i zgjatur politik nuk është problem në vetvete, për aq kohë sa zgjidhet me formimin e një qeverie që mund ta bëjë punën e vet.

Pra, nuk jam i alarmuar nga problemet aktuale, por Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e aftë të bashkëpunojë me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe të përballet me sfidat e brendshme – përtej problemeve që ka me Serbinë.

Ngërçi politik s’është problem, nëse formohet një qeveri funksionale

Radio Evropa e Lirë: Në një ngërç kaq të zgjatur institucional, si do të dukej një kompromis i përgjegjshëm?

Daniel Fried: Unë jam amerikan, jam i huaj. Nuk kam besuar kurrë se të huajt duhet t’u diktojnë aktorëve politikë në Kosovë se çfarë duhet të bëjnë.

Këtë qëndrim e kam jo vetëm për Kosovën, por më përgjithësisht për vendet e rajonit.

Si amerikanë, ne duhet vetëm të kërkojmë që të respektohen rregullat dhe të respektohet demokracia. Qeveria që do të formohet nga ky proces, duhet të jetë funksionale dhe e aftë të marrë vendime.

Unë nuk do t’u them politikanëve të Kosovës se çfarë duhet të bëjnë. Ajo që ka rëndësi, është që në fund të këtij procesi të dalë një qeveri që mund të funksionojë – kjo është thelbësore për mua.

Radio Evropa e Lirë: Tani që presidenti amerikan, Donald Trump, është në mandatin e tij të dytë, si do ta vlerësonit nivelin e interesimit dhe angazhimit të administratës së tij në Ballkanin Perëndimor, dhe veçanërisht ndaj Kosovës?

Daniel Fried: Administrata Trump ka një vëmendje të kufizuar ndaj çështjeve të jashtme në përgjithësi, sepse shumë pozita të rëndësishme në Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, thjesht nuk janë të plotësuara.

Ajo është aktive në Ukrainë, për shembull. Ndaj, është e pamundshme për të – për shkak të mungesës së burimeve dhe personelit të mjaftueshëm – të merret me çështje si Kosova, ose përkeqësimi i demokracisë në Gjeorgji.

Administrata Trump po merret edhe me çështjen e tarifave dhe luftërat e mundshme tregtare, ndërsa çështjet në Ballkanin Perëndimor, fatkeqësisht, marrin vëmendje të herëpashershme.

Dhe, mos harroni, në rrethin e Trumpit kishte njerëz që dukeshin të interesuar për marrëdhëniet dhe biznesin me Serbinë, në mënyra shqetësuese për mua.

Ideja e ndërtimit të hoteleve apo diçka e tillë më ka shqetësuar, sepse tregonte për një interes komercial afatshkurtër, në vend të një interesi strategjik afatgjatë.

Në këtë aspekt, ndoshta është më mirë që administrata Trump të mos jetë shumë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor, sepse nuk do të donim që kjo përpjekje të shkonte në drejtim të gabuar. Mendoj se e kuptoni saktësisht se për çfarë po flas.

Interesat strategjike në Ballkan nuk duhet të zëvendësohen me përfitime personale

Radio Evropa e Lirë: A mund të na shpjegoni më shumë për lexuesit tanë?

Daniel Fried: Ka pasur raporte se disa persona të lidhur me Trumpin dhe familjen e tij ishin të interesuar për një projekt hotelier në Beograd.

Nuk ka asgjë të keqe në projektet e hoteleve në Beograd, por është shumë problematike nëse interesi për këto projekte i bën Shtetet e Bashkuara t’i harrojnë interesat strategjike në Ballkanin Perëndimor dhe të bëjnë ndonjë marrëveshje të dyshimtë me Serbinë.

Kjo do ta pengonte qëllimin tonë strategjik: që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin drejt Evropës dhe anëtarësimit në komunitetin evropian dhe transatlantik, dhe të mos mbeten të ngujuara në një nostalgji për perandoritë e humbura, që nuk do të kthehen më – ashtu si nuk do të kthehen as gjyshërit e tyre të ndjerë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, mendoni se është më mirë të mos angazhohen sesa të angazhohen në drejtim

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *