Imaginat e publikut u kapën në një moment të afërt dhe të përzemërt mes Andy Byron, CEO-së së kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, dhe Kristin Cabot, shefe të burimeve njerëzore të kompanisë së tij. Pamjet u transmetuan live në një koncert të Coldplay në Boston dhe shumë më gjerë në rrjetet sociale.
Problemi është se Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, të cilët, sipas mediave amerikane, ndodheshin në shtëpi në atë kohë.
Chris Martin, vokalisti i Coldplay, bëri një koment me humor para mijëra njerëzve: “Shikoni këta të dy… Oh, ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”.
Reagimet e dy të filmuarve vetëm sa shtuan dyshimet: Byron u përkul i tensionuar, ndërsa Cabot u kthye nga ana tjetër, e turpëruar.
Pas koncertit, pamjet filluan të qarkullojnë me shpejtësi në rrjete sociale, duke kthyer momentin në një nga memet më të përfolura të ditës. Kjo ka ngritur pyetje serioze rreth etikës profesionale dhe jetës private të një prej drejtuesve të një kompanie të njohur teknologjike.
Andy Byron dhe Kristin Cabot nuk kanë bërë ende një deklaratë publike. Interneti, megjithatë, po bën të vetën në mënyrën më virale të mundshme.