Korrik: Një Muaj i Shumë Aktivitetesh
Nëse mendonim se në korrik do të qetësoheshim, yjet nennen rehat. Astrologia paralajmëron se nuk do të jemi aq të qetë. Planetët po lëvizin dhe për pasojë, edhe neve nuk do të qëndrojmë në vend, por do të jemi më aktivë dhe do të përballemi me ndryshime.
Meri Shehu, astrolog, parashikoi në programin “Rudina” në Tv Klan, se korriku do të jetë një muaj i shumë aktivitetesh. “Kemi Mërkur të kundërt, por mund të themi që dëgjuam edhe lajme dasmash, Jupiteri në Gaforre dhe ata që zgjedhin të bëjnë dasma, e dinë që do të ketë mbarësi në familjet e tyre.”
Rudina Magjistari, bashkë-përgjegjese e programit, shtoi: “Për inerci, edhe gjatë korrikut do të kemi atmosferë të mirë.”
Meri Shehu: “Jupiteri në Gaforre e jep këtë. Gjatë korrikut do të kemi Mërkurin e kundërt në Luan, do të shikojmë gjëra.”
Rudina Magjistari: “S’qenka dhe aq e lehtë puna, e paskemi korrikun pak të komplikuar.”
Meri Shehu: “E kemi pak të komplikuar korrikun, por ne do ta bëjmë të bukur si gjithmonë duke bërë harmonizimet e planetëve në mënyrë të tillë që njerëzit mos të ngelen te vështirësia e korrikut, por të kapërcejnë më tej sepse ka një datë shumë me fat, data 07.07 dhe jo se është me fat se kemi dy numra të njëjtë, por sepse futet Urani në Binjak pas 7 vjetësh në Dem.”
Rudina Magjistari: “Paskemi edhe një 7 tjetër!”
Meri Shehu: “U bënë tri7-a! Mirë apo keq, Demët, Akrepët, Luanët dhe Ujorët shpëtojnë nga 7 vjet Uran, përballë, në kundërshtim me shenjën e tyre që ua ka ndryshuar dritat.”
Urani kalon në Binjak dhe del në kundërshtim me Shigjetarin. Për 7 vjet, do të kenë ndryshime gjithmonë në shenjën e tyre, në bashkëpunime, martesa, vendime të rëndësishme që kanë marrë, asgjë nuk do të rrijë stabël, kundërshtarët do të ulen e ngrihen. Urani do të rrijë deri në nëntor, pastaj do të bëjë prapë prapavijë në Dem që mund të rregullojnë ca gjëra në një periudhë 2-3 mujore, para se të kalojë për 7 vjet në Binjak. Komunikimi do të ndryshojë për të gjithë ne sepse Urani futet në një shenjë shumë komunikative dhe jeta e përditshme do të marrë një revansh, ndryshim, modernizim.
Do të futet Afërdita në datën 4 në Binjak dhe do të marrin hov të mirë, por Mërkuri i kundërt në Luan sjell pengesa në çështjet ekonomike dhe Marsi që futet në një pozicion të vështirë për to nuk sjell tentativa shumë të mira dhe të larmishme gjatë këtij muaji. Kemi hënën e plotë në Bricjap që u del përkundër dhe do të shikojnë paqartësi në martesë e bashkëpunime rreth datës 19.
Në datën 10 ka hënë të plotë në shenjën e tyre dhe është një moment pozitiv për të ndriçuar pasiguritë, pamundësitë ose për të treguar çfarë shansesh kanë në ecuri, në jetën e tyre personale. Futja e Uranit në Binjak do ua bëjë jetën e përditshme kaq të ndryshueshme sa edhe Bricjapi me nervat më të forta nuk do të arrijë ta kuptojë pse gjërat ndryshojnë kaq shpejt. Nuk është mësuar të dalë nga tradita, është shenjë tokësore. Ndryshimi i jetës së përditshme, çdo punë që fillojnë do ta lënë përgjysmë ose do të nisin një tjetër.
Shpëtojnë nga ndikimi i Uranit përballë shenjës së tyre, e dinë ç’kanë përjetuar, ca janë ndarë, sa gjenin një punë, fillonin një tjetër, bashkëpunime që nuk gjenin partnerë të qëndrueshëm, martesa që janë ndarë ose rikthyer, por shpëtojnë pas datës 7 dhe do të merren me çështjet ekonomike. Mërkuri i kundërt në Luan në datën 18 fillon dhe i bën që të mendojnë gjërat e së kaluarës, çfarë kanë gabuar dhe të shikojnë pjesën e punës, karrierës, ligjit, nënshkrimeve, udhëtimeve sepse aty pengohet ecuria për sa kohë qëndron Mërkuri i kundërt në Luan.
Hëna e plotë në datën 10 është shumë pozitive, mbështetje, por edhe lajme të çuditshme. Urani në Binjak sjell destabilizim në çështjet familjare, ndryshime shtëpish, udhëtime të shumta, del një problem tjetër diku. Do të jenë në një lëvizje shumë të çuditshme sa u përket pasurive të patundshme, shtëpisë dhe marrëdhënieve familjare. Afërdita në datën 4 në Binjak i ëmbëlson situatat dhe i bën të ndihen disi më mirë. Hëna e re në datën 23 e bën me ekonomi e shpenzime.
Duke marrë parasysh që Urani dhe Afërdita janë në Binjak bën që të merren me karrierën, punën, jetën personale. Ka disa gjëra që do të shkojnë shumë mirë pas datës 4 sepse Afërdita në Binjak u bën tendencën që të jenë në qendër të vëmendjes, të kenë fejesa e martesa dhe lajme të mira. Urani përballë sikur e modernizon pak, i bën më të hapura në karrierë, jetën personale dhe ndërmarrje e punë të rëndësishme. Do të fillojnë punë më të hapura, më moderne, largpamëse dhe do të jenë në lëvizje, por duke qenë në zenith të shenjës së tyre të shohim çfarë është ky ndryshim kaq i madh në perspektivën e tyre.
Shpëtojnë nga Urani pas 7 viteve që e kanë pasur problem, ikën te çështjet ekonomike dhe do të qetësohen deri në nëntor. Më pas rikthehet prapë Urani në Dem për ca muaj, por deri në nëntor do të shikojnë një perspektivë të re në ç