Imagjinitë e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë në malësia afghane në kërkim të të mbijetuarve, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm ka kaluar 1.400, sipas qeverisë talibane.
Me rreth 3.000 njerëz të lënduar, Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave në Afganistan ka njoftuar se shifrat mund të ndryshojnë në mënyrë të dukshme, pasi të lënduarit po evakuohen.
“Rrugët e mbetura do të rihapen për të mundësuar qasjen në zonat që ishin vështirë të arritshme”, ka thënë zëdhënësi Yousaf Hammad, duke shtuar se tërmeti ka shkaktau rrëshqitje dheu në disa zona dhe ka bllokuar rrugë, por ato janë rihapur.
Tërmeti prej 6.0 ballësh goditi në natën e së dielës në disa provinca, duke rrafshuar fshatra dhe duke i lënë njerëzit të ngujuar nën rrënojat e shtëpive të ndërtuara kryesisht me tulla prej balte dhe me drurë.
Shumica e viktimave janë regjistruar në provincën Kunar, ku shumë njerëz jetojnë në lugina të pjerrëta lumenjsh, të ndara nga male të larta. Helikopterët po përdoren për evakuimin e të lënduarve drejt spitaleve, dhe agjencitë e ndihmave kanë thënë se ekipet e tyre po rrugëtojnë këmbas për të arritur zonat më të izoluara.
Qeveria e udhëhequr nga talibanët ka bërë thirrje për ndihma ndërkombëtare, ndërsa Britania e Madhe është zotuar për ndihmë prej 1 milion funtesh, që do të ndahet mes agjencive humanitare dhe nuk do t’i jepet qeverisë talibane.
Qeveritë të tjera, përfshirë atë të Kinës, kanë ofruar ndihma për menaxhimin e fatkeqësisë, ndërsa ky ishte tërmeti i tretë i madh që goditi Afganistanin që prej kthimit të talibanëve në pushtet më 2021.
Si pasojë e tërmetit të fundit, më shumë se 250.000 njerëz pritet “t’i fryjnë radhët” e atyre që u duhet ndihmë për nevoja elementare, ka thënë Mark Calder nga agjencia e ndihmave World Vision Afghanistan.
“Kjo do të thotë më shumë njerëz që do të jetojnë pa strehim të mirëfilltë, pa qasje në ushqim për familjet e tyre dhe në ujë të pastër, dhe kequshyqerje dhe sëmundje në një situatë ku sistemi i përkujdesjes shëndetësore thjesht s’ka më shumë kapacitet”, është shprehur Calder.