Drejtësi dhe Siguri në Ballkanin Perëndimor
Dronët ushtarakë patrulluan në heshtje mitten Ballkanin Perëndimor për gati tridhjetë vjet. Megjithatë, numri i tyre është në rritje. Sipas Antonio Prlenda, analist ushtarak nga Sarajeva, vetëm tre shtete zotëronin dronë të armatosur në vitin 2010. Në fund të vitit 2024, ky numër u rrit në mbi 40.
Dronët ushtarakë janë më të lirë, më të lëvizshëm dhe më vdekjeprurës sesa avionët luftarakë tradicionalë. Ata janë bërë një armë e preferuar në konfliktet e sotme – nga Ukraina, përmes Kaukazit deri në Lindjen e Mesme – dhe të gjithë duan t’i kenë në forcat e veta të armatosura.
Ballkani Perëndimor nuk bën përjashtim nga kjo. Serbia ka blerë dronë sulmues nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli. Ajo është duke zhvilluar edhe modelet vendase: Pegaz, Vrabac dhe Komarac, të cilat e kanë mbushur qiellin mbi këtë vend.
Kroacia ka blerë gjashtë dronë të armatosur turq dhe është duke prodhuar mini-dronët e saj vdekjeprurës, të cilët i ka eksportuar, mes tjerash, edhe në Ukrainë. Mali i Zi është duke i rritur në heshtje, por gjithnjë e më shumë kapacitetet e tij ushtarake.
Në Bosnje e Hercegovinë, modernizimi i forcave të armatosura pengohet nga një buxhet i kufizuar, si dhe nga përçarjet politike. Përveç helikopterëve të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara, ky vend nuk ka avionë të tjerë.
Çdo blerje e pajisjeve ushtarake në rajon perceptohet nga njerëzit si një garë armatimesh, dhe ky shqetësim përkeqësohet edhe nga deklaratat e politikanëve udhëheqës. Pasi Kroacia nënshkroi një kontratë për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale, për të zëvendësuar MIG-ët sovjetikë, një gjë e tillë bëri bujë në rajon. Serbia u përgjigj duke blerë të njëjtin avionë.
Sistemi i vjetër i kontrollit të armëve në rajon duket më shumë si një relikt sesa një mbrojtje, pasi të gjitha vendet kanë futur në përdorim armë të reja dhe më moderne. Marrëveshja nënrajonale, e nënshkruar nga të njëjtat vende që ishin nënshkruese të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, bazohej në atë traktat të Luftës së Ftohtë.
“Që nga ajo kohë e këndej, ajo varet vetëm nga vullneti politik i vetë nënshkruesve”, thotë Antonio Prlenda për Radion Evropa e Lirë. Çdo blerje e pajisjeve ushtarake në rajon perceptohet nga njerëzit si një garë armatimesh, dhe ky shqetësim përkeqësohet edhe nga deklaratat e politikanëve udhëheqës.
Paralelisht me prokurimin e dronëve, vendet në rajon po punojnë edhe për prokurimin e sistemeve të integruara për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve. Kroacia dhe Serbia kanë sisteme të tilla më të vogla, ndërsa, së voni, Turqia i ka dhuruar Bosnje e Hercegovinës një sistem anti-dron.
Analiti ushtarak Aleksandar Radiq thekson faktin se në kohën kur është nënshkruar marrëveshja në vitin 1996, Serbia ka pasur më shumë se 155 aeroplanë luftarakë. “Serbia sot nuk është as afër atij numri. Britania e Madhe ka rreth njëqind avionë luftarakë. Vetë fryma e asaj marrëveshjeje është e lidhur me rrethanat e vjetra dhe ndryshimi i një dokumenti të tillë, mendoj unë, është jorealist. Ne kemi nevojë për një dokument të ri që do të garantonte besim, në përputhje me rrethanat moderne”, thotë Radiq.
Admirali në pension i Ushtrisë së Malit të Zi, Dragan Samarxhiq, thotë se asnjë marrëveshje për kontrollin e armëve nuk i ka përfshirë dronët ushtarakë dhe se, tani për tani, dronët pa pilot konsiderohen më shumë si armë të rrezikshme që mund të përdoren nga grupet terroriste, sesa nga shtetet.