Imagjinatën e shikuesve të emisionit FIVE e sotëm e kishte Avokati Ardian Bajraktari, i cili komentoi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Aleksander Vlajiqit, i cili akuzohet për spiunazh.
“Sa i përket afatit për ngjitjen e aktakuzës, duhet thënë se dispozitat e Kodit të Procedurës Penale përcaktojnë kohëzgjatjen e afatit. Rregullisht, ky afat është dy vjet nga momenti i fillimit të hetimeve, me mundësi që në raste komplekse, me aprovimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, të shtohet edhe një vit shtesë,” deklaroi Bajraktari.
Ai theksoi se rasti i Aleksander Vlajiqit është mjaft kompleks: “Bëhet fjalë për spiunazhin, e cili hyn në kuadër të veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Shkalla e ndëshkueshmërisë për këtë veprim është me burgim jo më pak se 5 vite, që nënkupton se mund të shkojë deri në 25 vite.”
Avokati Bajraktari u shpreh se shpreson që Prokuroria ka arritur të mbledhë provat brenda afatit optimale, “në mënyrë sa më të mirë të mundshme që ta bind gjykatën që ai është kryesi i kësaj vepre.” Lidhur me përmbajtjen e aktakuzës, Bajraktari sqaroi: “Me referencë të asaj për çka në fakt ai akuzohet, nënkupton që ai është infiltruar ose ka bashkëpunuar, ose i ka ofruar informata një shërbimi të jashtëm. Këto janë elementet e veprës penale për të cilën ai akuzohet.”