Astrolog Meri Shehu parashikoi një javë të mbushur me ngjarje të vrullshme dhe energji impulsive. Sipas saj, Hënën në shenjën e Dashit dhe një lidhje dinamike me Uranin në Binjak do të sjellë një ndjesi të fortë lëvizjeje dhe shpërqendrimi.
Megjithatë, astrologia paralajmëroi se përplasja e Afërditës në Binjak me Marsin në Virgjëreshë mund të shkaktojë tensione, veçanërisht në fushën ekonomike dhe emocionale. “Është një javë shumë impulsive sepse fillon me Hënën në shenjën e Dashit, e cila bën një lidhje shumë të bukur me Uranin në Binjak dhe, si të themi, vrapojnë dhe nuk arrijmë dot. Kaq shumë ngjarje do të ketë, sa nuk dimë se çfarë të shikojmë më përpara”, tha astrologia Meri Shehu.
Sipas parashikimit të astrologut, Dashi do të kenë një fillim të mirë të javës, por do të kenë shumë kontakte dhe udhëtime, duke u bërë shumë të shumta dhe duke u përqendruar në çdo gjë. Afërdita në Binjak do të japë mundësi të reja, por do të godet nga Marsi në Virgjëreshë dhe do të sjellë disa pengesa me punën dhe ekonominë.
Demi do të merren më shumë me çështjet ekonomike dhe do të kenë një ndryshim të madh që do të u japë shanse të reja, por mund edhe të hutohen. Megjithatë, një ngërç i madh do të ndodhë kësaj jave në një marrëdhënie në çift, duke shkaktuar xhelozi dhe debate.
Binjakët do të kenë një debat familjar gjatë kësaj jave dhe do të duhet të kenë kujdes. Gaforrja do të jetë në një moment shumë i bukur, por një e fshehtë në jetën personale ose një prapaskenë në punë do të ngre disa debate.
Luani do të kenë kontakte, dalje dhe do të jenë në qendër të vëmendjes, por do të bien më shumë në sy nga sa duhet dhe do të duket sikur kanë anë ekonomike më shumë nga sa kanë në të vërtetë. Virgjëresha do të vazhdojë të jetë impulsive, por do ta drejtojnë kundër vetes së tyre në një moment shumë i mirë.
Peshorja do të marrë më shumë zhvillim me çështjet e komunikimit me jashtë, por mund të kenë një xhelozi përbrenda që nuk do t’i lërë të shijojë momentet e bukura të komunikimeve dhe të kontakteve.
Akrepi do të shijojë një verë shumë e këndshme dhe do të kenë një punë që nuk po i lë të shijojë sa duhet pushimet dhe ta shikojë xhepin e tyre plot. Shigjetari do të mohojë një bashkëpunim shumë të mirë dhe nuk do ta shikojë mirë një bashkëpunim, një marrëdhënie të re ose një rast të mirë në jetën e tyre personale.
Bricjapi do të kenë një problem ligjor dhe një problem keqkuptimi nga një bashkëpunëtor ose nga një mik i afërt, që ua errëson këtë moment dhe nuk i lë që ta shijojë. Ujori do të jetë një nga shenjat më të favorizuara për momentin në dashuri dhe do të kenë një komunikim modern dhe të shpeshtë.
Peshqit do të merren shumë me ekonominë dhe do të gjejnë një rrugë të re për të ringritur çështjet e tyre ekonomike, një ide dhe një iniciativë e re, e cila do të ecë jashtë mase mirë.