Deputati deri tani i LDK-së, Ekrem Hyseni, është i prirur të kandidojë për kryetar të Komunës së Podujevës në emër të partisë së tij.
Në një intervistë për Gazeta Blic, ai deklaroi se do të kandidojë nëse strukturat e LDK-së në Podujevë dhe kryesia e partisë vendosin këtë. Ai është i gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe thotë se do të respektojë vendimin e tyre dhe atë të qytetarëve të Podujevës.
Hyseni është i bindur se LDK do të fitojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe se këto zgjedhje janë një mundësi e rëndësishme për qytetarët e Podujevës të japin besimin e tyre për një qeverisje të re, me njerëz të rinj dhe me transparencë të plotë.
Ai thotë se zgjedhjet e 12 tetorit janë një mundësi e rëndësishme për qytetarët e Podujevës të japin besimin e tyre për një qeverisje të re, me njerëz të rinj dhe me transparencë të plotë.
Hyseni shprehet i bindur se do ta mposhtë të keqen dhe do t’i ndalë keqpërdorimet, korrupsionin dhe nepotizmin në Podujevë. Ai thotë se me të kryetar, Podujeva do të ketë një qeverisje të pastër dhe do t’u kthehet qytetarëve.
“Unë mendoj se do mposhti të keqen. Do ta ndali keqpërdorimin, do ta ndali korrupsionin dhe do ta ndali nepotizmin. Me mua kryetar, Podujeva dhe qytetarët e saj do të kenë një qeverisje të pastër, me njerëz të rinj, profesionist të fushave, me zero korrupsion dhe nepotizëm, dhe do të kenë transparencën, zhvillimin dhe përkrahjen e pa rezervë. Komuna do t’ju kthehet qytetarëve, e jo siç është tani grupeve të interesit”, ka deklaruar Ekrem Hyseni.