Kan manjëherë të jetosh në paqë me ujkun? Kjo është një pyetje e vështirë për bujqësinë malore zvicerane.
Një përgjigje mund të gjejmë në Alp Aion, një alp historike në luginën Calanca, në jug të kantonit Graubünden. Deri më tani, nuk ka pasur raste të shqyera të kafshëve nga ujqit, edhe pse numri i tyre është në rritje. Sekreti qëndron në praninë e përhershme e bariut dhe rrethimeve elektrike, sipas raportit të SRF.
Një shembull i bashkëjetesës me ujkun
“Sot kemi gardhe me rrjeta nën tension shumë të lartë. Vendosja kërkon shumë punë, por duhet t’i përshtatesh situatës. Më parë nuk flitej për gardhe, por tani me praninë e ujkut është e domosdoshme,” thotë Sergio Losa, i cili së bashku me djalin e tij Marco menaxhojnë alpin.
Rrjetat elektrike arrijnë deri në 1,50 metra lartësi dhe rrethojnë dy kasolle malore, një stallë dhe një strukturë të lëvizshme për natën. Përveç kësaj, kafshët ruhen çdo ditë nga barinj profesionistë dhe një qen i trajnuar për mbrojtjen e tufës. Sistemi është ngritur me mbështetjen e fondacionit Bergwaldprojekt dhe është në funksion që prej vitit 2017.
Një histori ringjalljeje
Nga qershori deri në shtator, Alp Aion strehon rreth 200 dhi, 25 dele dhe dy mushka, të cilat sjellen nga fermerë të ndryshëm të Graubündenit dhe të Ticinos. Rreth gjysma e kafshëve transportohen me kamion nga Tisini në Calanca.
“Sjell dhitë e mia nga Wallisi në Calanca, sepse kushtojnë rreth 800 franga copa dhe jam lodhur t’ia fal ujkut këtë para. Besoj se këtu janë më të sigurta,” thotë Giacomo Martinetti, fermer nga Brione Sopra Minusio. Sipas tij, në Calanca ka më pak raste sulmesh krahasuar me Wallisin, Tisinon apo pjesë të tjera të Graubündenit.
“Sipas mendimit tim, bashkëjetesa mes dhive, deleve dhe ujkut është e mundur, nëse menaxhimi bëhet si duhet,” shton Marco Losa.
Perspektiva e Bergwaldprojekt
Bergwaldprojekt është një fondacion jofitimprurës me seli në Trin (Graubünden), i themeluar në vitin 1987, që promovon mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe peizazheve malore.
“Të jetosh me ujkun është e realizueshme, problemi është i zgjidhshëm. Ne po e praktikojmë këtë këtu. Dhe fakti që fermerët nga Ticino sjellin kafshët e tyre këtu, tregon se sistemi funksionon,” shpjegon Riccardo Siller, drejtues i fondacionit.
Sipas tij, ujku luan edhe një rol pozitiv ekologjik: ai mban në kontroll numrin e kafshëve të egra, të cilat shpesh shkaktojnë dëme në pyje. “Duhet të gjendet një ekuilibër. Sigurisht që ujku shkakton edhe dëme, por nga pikëpamja ekologjike është e drejtë që ai të jetë këtu,” thotë Siller.