Loredana Brati, e njohur nga “Big Brother VIP 4”, ka përgjigjur me një mesazh emocional në “Instastory” ndjekësit të saj. Ajo ka nisur një fazë të re në zhvillimin e saj personal: terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin e gjuhës shqipe.
Loredana ka shpallur se ky vendim është rezultat i një reflektimi të thellë mbi vështirësitë që ka hasur në shqiptimin e gjuhës shqipe, një çështje që për të lidhet ngushtë me identitetin. “Është e vështirë të kapësh fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i shprehur saktë më rikthen tek rrënjët e mia dhe lidhja me gjuhën time”, shkruan ajo.
Në vijim të postimit, Loredana ka ndalë edhe tek paragjykimet dhe komentet negative që ka marrë lidhur me këtë çështje. Ajo ka shpjeguar se çfarë e shtyu të ndërmarrë këtë hap dhe si ka vendosur ta përballojë sfidën. “Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim të gjuhës shqipe. Nuk është gjithmonë e lehtë të përqash më fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i zënë saktë më kujton që lidhja me gjuhën është edhe lidhje me rrënjët e mia”, shkruan ajo.
Loredana shton se, ndonëse më parë e ka parë këtë si një problem, tashmë e kupton që është thjesht një vështirësi që mund të kapërcehet. “Në këtë periudhë të fundit, kam kuptuar shumë brenda vetes idenë se kisha një problem. Por jo, ajo që kam nuk është një problem, është një vështirësi, dhe vështirësitë kapërcehen”, shkruan ajo.
Në një ton të drejtpërdrejtë, Loredana iu është drejtuar atyre që kanë komentuar me negativitet dhe gjykim. “Dua t’ua them me zemër atyre që kanë komentuar me negativitet dhe agresivitet: kjo gjë që kam unë nuk është diçka me të cilën kam zgjedhur të lind apo ta mbaj. KUJTO!”, shkruan ajo.
Loredana përfundon me një mesazh për empati dhe mirëkuptim. “Lëreni me pak më shumë dhembshuri për njerëzit! Të jesh i mirë nuk të kushton asgjë. Dhe nëse jeta të jep një tjetër sfidë për të cilën nuk i zgjedhim vetë, thjesht jeni pak më të ngrohtë me çka Zoti na ka dhënë”, shkruan ajo.