aaa
Home / Uncategorized / Drei magische Tage im Kongresspalast! Beauty Fair Albania 2025 verdoppelt die Fläche, verdoppelt die Erfahrung und den Erfolg.

Drei magische Tage im Kongresspalast! Beauty Fair Albania 2025 verdoppelt die Fläche, verdoppelt die Erfahrung und den Erfolg.

Prinvera 2025 erët me ngjyra, ndriçim dhe energji të re në zemër të kryeqytetit, ku më 23, 24 dhe 25 maj, Pallati i Kongreseve do të mikpresë edicionin e 7-të të Beauty Fair Albania, panairin më të madh të bukurisë në Shqipëri.

Pas gjashtë edicionesh të suksesshme, ky event tashmë i kthyer në një traditë të padiskutueshme, këtë vit vjen më madhështor se kurrë, duke shtrirë aktivitetin në dy kate ekspozimi, për të përçuar një përvojë të plotë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë pjesëmarrësit.

Ju e dini tanimë që Beauty Fair Albania është destinacioni strategjik për çdo biznes, që kërkon të rrisë ndikimin e vet, të promovojë produktet, risitë apo shërbimet në fushat e bukurisë, kozmetikës, aparatëve dhe shërbimeve dentare dhe farmaceutike, ku gjithçka ka për qëllim shëndetin dhe të bukurën.

Këto tre ditë, Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në një hapësirë ku ide novatore, trende të fundit dhe teknologji moderne do të takohen me profesionistë, konsumatorë dhe partnerë potencialë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi të reja zhvillimi.

Sigurisht që do të ketë shumë produkte në ofertë dhe dhurata, kështu që mos mungoni të merrni pjesë.

Të gjitha rrugët e çojnë te Beauty Fair Albania! Tre ditë plot surpriza në Pallatin e Kongreseve.

Një nga eventet më të mëdha dhe më prestigjioze në fushën e bukurisë në Shqipëri, Beauty Fair Albania, rikthehet këtë maj në një edicion jashtëzakonshëm që premton të jetë më iveçanti deri më tani!

Për tre ditë me radhë, nga data 23 deri më 25 maj, Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në epiqendrën e bukurisë, ku profesionistët dhe adhuruesit e estetikës do të kenë mundësinë të përjetojnë afër më mirën që ofron kjo.

Ky Panair është i vetmi në Shqipëri që bashkon mjeshtrat e mjekësisë estetike, ata farmaceutikë dhe dentalë për të përmbushur çdo kërkesë të gjithë atyre që duan të bukurën e mbi të gjitha shëndetin.

Por, ajo që bën këtë event më tëveçantë dhe që është qershia mbi tortë, është fakti se ndryshe nga vitet e kaluara, në këtë edicion do të jetë jo një kat, por dy të tillë, ku me qindra stenda janë ngritur për të promovuar dhe për të t’iu servirur shumë llojshmëri produkte.

Po, dhurata? Sigurisht që nuk do të mungojnë surprizat. E për të zbuluar të gjitha këto ju tanimë e dini, vendin, datat dhe orët. Të gjithë me vrap në 23-24-25 në Pallatin e Kongreseve, ku përveçse të njiheni me markat e fundit të kozmetikës dhe farmaceutikës, është e sigurt që do të dilni me çanta të mbushura plot me produkte, të gjitha në ofertë!

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *