aaa
Home / Uncategorized / Die Spiele ‘Bombardiro Crocodilo, Ballerina Cappuccina’ verbreiten sich schnell auf den sozialen Netzwerken und hinterlassen Spuren bei Kindern – so die Warnung der Psychologen.

Die Spiele ‘Bombardiro Crocodilo, Ballerina Cappuccina’ verbreiten sich schnell auf den sozialen Netzwerken und hinterlassen Spuren bei Kindern – so die Warnung der Psychologen.

Personagen “Bombardiro Crocodilo, Ballerina Cappuccina, Cappuccino Assassino dhe Tralalero Tralala” sindikatuar janë si ikona e një fenomeni të quajtur “Italian Brainrot”, një trend viral që ka pushtuar rrjetet sociale dhe imagjinatën e fëmijëve.

Në vitet e fundit, rrjetet sociale kanë shndërruar në burimin kryesor të argëtimit për shumë fëmijë, duke u mbushur me lojëra dhe video të shkurtra dhe shumëngjyrëshe që përçojnë humor të pakuptimtë dhe skena surrealiste. Ato janë bërë pjesë e përditshme e kohës së lirë, por gjithnjë e më shpesh lind pyetja: çfarë ndikimi kanë këto përmbajtje tek zhvillimi mendor, emocional dhe social i fëmijëve?

Psikologët Yll Avdijaj dhe Adelan Bajrami në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjeve memetike dhe surrealiste, sidomos kur janë të shpejta, pa kontekst dhe me humor absurd, mund të krijojë një formë mbistimulimi të sistemit nervor dhe t’i ngatërrojnë konceptet themelore të realitetit dhe imagjinatës.

Avdijaj tha se kjo është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët më të vegjël, të cilët ende nuk kanë zhvilluar aftësinë për të kuptuar ironinë, absurditetin apo simbolikat kulturore. “Truri i fëmijës në moshën e hershme është shumë receptiv ndaj modeleve dhe përmbajtjeve që konsumon, ndaj në vend që të ndihmojnë për zhvillimin e të kuptuarit, këto forma përmbajtjeje mund të ndërhyjnë në ndërtimin e koherencës narrative dhe logjikës së përditshme.”

Sipas tij, video të tilla mund të ngatërrojnë kufirin mes fantazisë dhe realitetit tek fëmijët. “Përmbajtjet si videot surrealiste në TikTok, duke përfshirë fenomenin si “Italian brainrot”, operojnë në një zonë mes imagjinatës, nostalgjisë dhe parodisë, e që mund të jenë argëtuese për të rriturit, por për fëmijët e vegjël, këto përmbajtje mund të ngatërrojnë kufirin mes fantazisë dhe realitetit.”

Avdijaj po ashtu theksoi se ka dallim në ndikimin psikologjik të këtyre memeve te fëmijët në moshë parashkollore krahasuar me ata në moshë 8–12 vjeç. “Dallimi është i madh. Fëmijët në moshë parashkollore (3–6 vjeç) janë në fazën e zhvillimit konkret të të menduarit, ata akoma nuk kanë një sistem të zhvilluar për të kuptuar ironinë, sarkazmën apo absurditetin.”

Psikologu po ashtu tha se përmbajtjet shumë të shkurtra si videot e TikTok-ut 5–15 sekondëshe, aktivizojnë sistemin e shpërblimit të menjëhershëm në tru, duke prodhuar dopaminë në mënyrë të përsëritur dhe pa përpjekje. “Ky lloj konsumimi nuk mbështet ndërtimin e vëmendjes së qëndrueshme dhe mund të dobësojë aftësinë për të qëndruar me një detyrë të vetme për një kohë më të gjatë.”

Avdijaj gjithashtu theksoi se konsumimi i tepërt i përmbajtjeve të shkurtra dhe të mbingarkuara vizualisht është i lidhur me një ulje të kapacitetit të vëmendjes, shtim të lëvizshmërisë së brendshme si nervozizëm, dhe vështirësi në përballimin e situatave që kërkojnë durim ose thellim.

Psikologu i rekomandom prindërit që nuk kanë nevojë të ndalojnë çdo formë përmbajtjeje, por të jenë të vetëdijshëm, të përfshirë dhe të flasin me fëmijët për atë që shohin. Koha cilësore dhe përmbajtja me vlerë janë shumë më të rëndësishme sesa vetëm koha përpara ekranit.

Edhe psikologia Adela Bajrami në një prononcim për Telegrafin ka thënë se memet surrealiste janë një formë e imazheve ose videove humoristike që përhapen në internet që përdorin imazhe të çuditshme, montazhe të paarsyeshme, ngjyra të forta, tinguj të frikshëm ose video absurde, duke krijuar një ndjenjë të çorientimit, shpesh pa kuptim të qartë.

Sipas saj, për shkak që fëmijët janë ende duke ndërtuar kuptimin e realitetit, logjikës dhe gjuhës ekspozimi ndaj këtyre memeve mund t’i ngatërrojnë konceptet themelore të realitetit dhe imagjinatës. “Po ashtu të dëmtojë përpunimin e informacionit logjik dhe shkaktar-pasojë, shtojë ndjeshmërinë ndaj stimujve të fortë vizualë dhe auditivë e gjithashtu duke pasur parasysh që fëmijët shpesh modelojnë atë që shohin ata mund të shfaqin tendencë që të përsërisin sjelljen e tilla pa kuptuar se ato mund të jenë të dëmshme.”

Bajrami theksoi se disa studime sugjerojnë lidhje të mundshme mes ekspozimit të shpeshtë ndaj përmbajtjeve shumë të shkurtra (si Reels, Shorts apo TikTok) dhe: Vështirësive në përqendrim. “Impulsivitetit dhe nevojës për ndryshim të shpejtë të stimujve. Sjelljeve të ngjashme me ato të fëmijëve me ADHD të tipit të shpërqendruar. Kjo nuk do të thotë se këto përmbajtje shkaktojnë ADHD, por ato mund të përforcojnë simptomat ekzistuese.”

E pyetur se a ka ndonjë rrezik që këto trende të kontribuojnë në zhvillimin e çrregullimeve si ankthi, çrregullimi i vëmendjes ose ndjeshmëria ndaj përmbajtjeve të dhunshme, ajo tha: “Po, këto trende digjitale mund të përbëjnë rrezik për shëndetin mendor dhe zhvillimin emocional të fëmijëve. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj përmbajtjeve të ngarkuara me trende të shpejta dhe shpesh pa kuptim mund të shkaktojë ankth social, veçanërisht kur fëmijët ndihen të detyruar të ndjekin këto përmbajtje për të qenë ‘në modë’ ose për të mos u ndjerë të përjasht

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *