aaa
Home / Uncategorized / Die osmanischen Moscheen und die Objekte erzählen von Jugoslawien”, sagt Berisha: “Prishtina wird wieder zum Herzland der Illyrier und Dardaner

Die osmanischen Moscheen und die Objekte erzählen von Jugoslawien”, sagt Berisha: “Prishtina wird wieder zum Herzland der Illyrier und Dardaner

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Bekë Berisha, hatëri në një intervistë se objektiv i qeverisjes së tij është transformimi i identitetit kulturor të kryeqytetit.

Berisha deklaroi se Prishtina duhet të largohet nga trashëgimia e ndërtesave osmane dhe monumenteve të Jugosllavisë, duke i dhënë qytetit një identitet të iliro-dardan. “Unë jam prodhim vendor i këtij vendi”, tha ai. “Kam jetuar me dështimet dhe sukseset e Prishtinës, e njoh mirë frymën e saj. Prioriteti im është siguria e fëmijëve në shkolla, shëndeti i tyre dhe orientimi kah sporti. Por mbi të gjitha, Prishtina duhet të ketë identitet të vërtetë. Ky vend është i dardanëve dhe këtë duhet ta dijë secili turist që vjen këtu.”

Berisha kritikoi edhe monumentet aktuale në kryeqytet, duke i cilësuar si mbetje të periudhave të kaluara. “Çka lyp ajo tri kërraba te komuna, që kallëzon për Jugosllavi dhe Bashkim-Vëllaznim? Ato nuk kanë lidhje me identitetin tonë. Prishtina duhet të jetë kryeqytet i shqiptarëve, me rrënjë në historinë iliro-dardane”, theksoi ai.

Berisha përmendi Ulpianën si dëshmi të lashtësisë së qytetit dhe theksoi se arkitektura, rrugët dhe objektet publike duhet të reflektojnë traditat dardane. “Ne nuk kemi rënë nga qielli. Për këtë vend është luftuar me qindra vjet. Duhet t’ia japim ngjyrimin dardan kryeqytetit, që turistët ta kuptojnë ku janë ardhur – në vendin e dardanëve”, shtoi kandidati i AAK-së.

Berisha gjithashtu preku edhe çështje praktike të qeverisjes lokale, duke premtuar zgjidhje të shpejta për menaxhimin e mbeturinave, lehtësimin e qarkullimit, kanalizimet, trotuaret, stazat e biçikletave dhe mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin lokal. “Prishtina nuk është vetëm qytet, por edhe zonë kodrinore e malore. Ka potencial të madh për agro-kulturë dhe turizëm. Ky është vizioni im – një Prishtinë e pastër, me identitet të qartë dardan dhe me zhvillim ekonomik e kulturor”, shtoi Berisha.

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *