aaa
Home / Uncategorized / Die Anklage erwartet, dass bis zu 25 Zeugen im Prozess gegen ehemalige Kämpfer der UÇK aussagen werden.

Die Anklage erwartet, dass bis zu 25 Zeugen im Prozess gegen ehemalige Kämpfer der UÇK aussagen werden.

Im Glashtë i Drejtës: Mbrojtja pritet të thërrasë deri në 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të thërrasë deri në 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas parashtrimit të mbrojtjes, 15 dëshmitarë pritet të dëshmojnë fizikisht në sallën e gjyqit, ndërsa pjesa tjetër e dëshmive pritet të paraqiten për t’u pranuar me shkrim sipas Rregullës 153 dhe 155.

Mbrojtja e Thaçit pritet të thërrasë deri në 12 dëshmitarë që të dëshmojnë fizikisht, por ky numër mund të jetë edhe më i vogël. Mbrojtja e Krasniqit pritet të thërrasë deri në 10 dëshmitarë, pesë prej tyre të dëshmojnë drejtpërdrejt, ndërsa të tjerët me shkrim.

Sipas parashtrimit, mbrojtja e Veselit dhe Selimit kanë thënë se nuk kanë ndërmend që të thërrasin dëshmitarë, por ata rezervojnë të drejtën e tyre për të paraqitur prova.

Në anën tjetër, thuhet se duke u bazuar në këto vlerësime, i gjithë rasti i mbrojtjes pritet të zgjasë rreth tre muaj duke përllogaritur edhe vonesat e mundshëm. Mbrojtja ka kërkuar që të zgjatet afati i tyre procedural pas vendimit të trupit gjykues më 5 qershor 2025.

Aktualisht, mbrojtja ka thënë se në rast që afatet ekzistuese nuk zgjaten, ata nuk do të jenë në gjendje që të përmbushë detyrimet e tyre sipas Rregullës 119 (4). Kjo Rregull përcakton se brenda 30 ditëve nga konferenca përgatitore që është planifikuar të mbahet më 21 korrik 2025, të jetë e caktuar data për hapjen e çështjes së mbrojtjes.

Si rrjedhojë, parashikohet që çështja e mbrojtjes të fillojë nga 25 gushti 2025 e tutje. Por, sipas parashikimeve të mbrojtjes, ata synojnë që të thërrasin dëshmitarin e parë më 15 shtator 2025.

Mbrojtja është arsyetuar që nuk ka pasur shumë kohë gjatë procesit për t’u përgatitur për çështjen e saj duke përmendur kërkesat e shumta që iu është dashur t’u përgjigjen, parashtrojnë, orarit intensiv të gjykimit, etj. Sipas tyre, të gjitha këto kanë kufizuar kohën dhe aktivitetin hetimor të mbrojtjes.

Ndërsa, pas mbylljes së çështjes nga Prokuroria, mbrojtja thotë se iu është dashur që të përqendrohen në përgatitjen e një sërë shkrimeve duke përfshirë edhe parashtrimet e tyre ndaj kërkesave për pranimin e dokumenteve voluminoze në prova.

Përveç kësaj, mbrojtja thotë se është dashur që të merren edhe me mocionin për rrëzimin e akuzuave, e të tjera. Sipas mbrojtjes, që nga njoftimi i Prokurorisë për mbylljen e çështjes ata kanë bërë 44 paraqitje në këtë çështje deri më 13 qershor 2025.

Sipas mbrojtjes, kërkesa e tyre është e arsyeshme dhe nuk do t’i shkaktonte asnjë dëm palëve. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *