aaa
Home / Uncategorized / Der Generalstaatsanwalt hat den Fall von Erion Veliajt an das Berufungsgericht überwiesen.

Der Generalstaatsanwalt hat den Fall von Erion Veliajt an das Berufungsgericht überwiesen.

Prokuroria deri në Posaçme hatëzoi në GJKKO dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të të pandehurve të tjerë. Sipas një njoftimi, SPAK bën të ditur se në total në këtë dosje janë 18 persona të pandehur. Në dosje janë edhe 12 subjekte tregtare të marrë të pandehur në cilësinë e personave juridikë.

Mes të pandehurve është edhe bashkëshortja e Veliajit, Ajola Xoxa, ndërkohë që personat në fjalë akuzohen për disa vepra penale si “korrupsioni pasiv”, “korrupsioni aktiv” dhe “pastrimi i parave”.

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 në ngarkim të të pandehurve: Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ajola Xoxa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse.

Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen shtetasi Erion Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore të të zgjedhurit të lartë vendor dhe të personit të lidhur me të, përsa i përket deklarimit me transparencë të aseteve pasurore, duke i fshehur në këtë mënyrë ato.

I pandehuri Erion Veliaj dhe personi i lidhur me të, e pandehura Ajola Xoxa, kanë kryer veprime konkrete me qëllim fshehjen e pasurive të paluajtshme në pronësi faktike të tyre si edhe interesave të tjera pasurorë të cilat burojnë nga pjesëmarrja në organizata që gjenerojnë të ardhura.

Përveç sa më lart, Kryetari i Bashkisë Tiranë, i pandehuri Erion Veliaj, në ushtrim të funksioneve të tij, ka kryer veprime konkrete në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në funksion të përfitimit të të mirave materiale në mënyrë të padrejtë, por edhe me pasoja konkrete në dëm të interesave të shtetasve dhe shtetit.

Veprimet e të zgjedhurit vendor provohet se janë kryer në kushtet e konfliktit të interesit, në mungesë të plotë të kompetencës funksionale si edhe në shkelje të procedurave që ligji përcakton për miratimin e një akti administrativ.

Procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 i referohet veprave të mëposhtme penale: “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, kryer në bashkëpunim, “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “fshehja e të ardhurave”, “shpërdorimi i detyrës”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 260 e 25, 245, 287/2, 324/a/2, 257/a/2, 180/1 e 25, 248, 301 dhe 305/b i Kodit Penal.

Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *