aaa
Home / Uncategorized / Albanische Sängerin Arta Bajrami wird bald mit dem italienischen Musikprojekt Stil Novo auf die Bühne treten. Der gemeinsame Auftritt hat in Italien besondere Aufmerksamkeit in den Medien erregt.

Albanische Sängerin Arta Bajrami wird bald mit dem italienischen Musikprojekt Stil Novo auf die Bühne treten. Der gemeinsame Auftritt hat in Italien besondere Aufmerksamkeit in den Medien erregt.

Arta Bajrami pritet të prezantojë një projekt muzikor të jashtëzakonshëm në karrierën e saj. Këngëtarja shqiptare do të publikojë një bashkëpunim ndërkombëtar me grupin italian Stil Novo në këngën “La notte di San Lorenzo”, një baladë romantike që përmban pasion dhe ndjeshmëri.

Ky duet ka zgjuar interes të madh në publikun shqiptar dhe në mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar vëmendje të veçantë projektit. Mediat italiane e kanë quajtur Arta Bajrami “mbretëresha e pop-it dhe R&B-së shqiptare”, duke theksuar stilin e saj të veçantë dhe vokalin e fuqishëm që e karakterizon.

Kënga “La notte di San Lorenzo” ngërthen emocione të forta dhe një atmosferë të thellë artistike, që vjen në përputhje të plotë me tematikën e natës magjike të Shën Lorencit. Fragmentet e publikuara nga kënga dhe videoklipi kanë lënë përshtypje të veçantë për nga cilësia artistike dhe interpretimi emocional i dy artisteve.

Videoklipi është xhiruar në ambient detar, me pamje mahnitëse që përputhen në mënyrë perfekte me ritmet dhe frymën e këngës. Arta Bajrami këndon në italisht, diçka që publiku nuk është mësuar ta dëgjojë nga ajo më parë.

Zëri i saj dallon qartë në interpretim, duke i dhënë këngës një dimension tjetër dhe duke treguar edhe një herë talentin e saj të shumëanshëm.

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *