aaa
Home / Uncategorized / Air Albania” – die Luftfahrtgesellschaft, die den albanischen Flaggensymbol in den Lüften hält.

Air Albania” – die Luftfahrtgesellschaft, die den albanischen Flaggensymbol in den Lüften hält.

Air Albania konsolidon pozitën e saj në tregjet evropiane, në mes të sfidave të udhëtimit ajror. U themelua në maj 2018 dhe është një kompani kombëtare, e cila ofron linjat ajrore të vetës për Shqipërinë, si në të gjithë Evropën.

Dy vite pas themelimit, kompania u përball me pandeminë e COVID-19, gjë që e bëri të vijonte fluturimet për qytetarët shqiptarë dhe transportin e ngarkesave mjekësore. “Air Albania” solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit dhe u shndërrua në një hallkë jetike të komunikimit me botën.

Deri në vitin 2021, tre avionët e saj, Migjeni, Lasgushi dhe Naimi, vijonin fluturimet dhe u kthyen në simbol të pranisë shqiptare në qiell. Kompania ofron vakte të ngrohta gjatë udhëtimit dhe përfshin në çmim një bagazh të regjistruar në shumë prej linjave.

Kujdesi ndaj pasagjerëve nuk mbetet vetëm slogan: asistencë për pasagjerët e moshuar ose me probleme shëndetësore, oksigjen kur kërkohet nga ana mjekësore, mbështetje me mirëkuptim për ata që udhëtojnë në raste familjare të dhimbshme dhe trajtim i menjëhershëm i ngarkesave mjekësore urgjente.

Më shumë se 300 të rinj shqiptarë janë trajnuar në fushën e aviacionit falë “Air Albania”-s dhe sot janë pjesë e linjave më të mira europiane dhe globale. Kompania kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, përmes qindra mijëra transaksioneve bankare dhe fuqizimit të zinxhirit ekonomik vendas.

Në Ballkan, vetëm Serbia ka një kompani tjetër ajrore të suksesshme me kapital 100% shtetëror. Xhiroja e “Air Albania”-s arriti në rreth 700 milionë euro në vitin 2024 dhe ajo mbajti mbi 52% të tregut.

Ky është një shembull që tregon se një linjë ajrore vendase mund të jetë shumë më tepër sesa një operator transporti: ajo mund të shndërrohet në urë zhvillimi për ngritjen e një Akademie Edukimi dhe Trajnimi, ku të formohen teknikë të lartë, pilotë, ekuipazhe profesionale, duke gjeneruar një ekonomi të re të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Aviacioni është një industri ku sfidat nuk mungojnë: avionët përballen me defekte teknike, furnizimet shpesh vonohen, moti mbyll aeroportet, ekuipazhet arrijnë kufirin e orareve të punës, ndërsa konkurrenca ul çmimet nga ora në orë. “Air Albania” nuk ka qenë e imunizuar ndaj problemeve dhe kritikave, por gjithsesi ka vijuar të qëndrojë e pranishme në një treg tepër konkurrues.

Mesazhi i saj është i qartë: nëse një biletë përfshin bagazh të regjistruar, një vakt të ngrohtë dhe politika humane për pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë shtesë, atëherë diferenca prej disa eurosh nuk është një “ndëshkim”. Përkundrazi, është një zgjedhje për llojin e ekosistemit të udhëtimit që duam të mbështesim dhe të ruajmë.

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *