Spital Përgjithshëm në Pejë hatëri njoftim për hyrjen në objekt
Abonenti: Spitali Përgjithshëm në Pejë
Se nga data 16 qershor 2025, Spitali Përgjithshëm në Pejë do të implementojë rregulla të reja për hyrjen në objekt. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve spitalore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor.
Sipas njoftimit, hyrja nga dera e emergjencës do të jetë e lejuar vetëm për pacientët urgjent dhe një përcjellës, nëse është e nevojshme. Vizitorët do të lejohen vetëm gjatë orarit të caktuar të vizitave dhe përmes hyrjes së bllokut kirurgjik apo internistik.
Orari i vizitave për vizitorët është:
– 13:00 – 14:00
– 21:00 – 21:30
Jashtë këtij orari, hyrja për vizitorët do të ndalohet, përveç rasteve kur është e nevojshme prania e një përcjellësi për pacientë të hospitalizuar. Spitali falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në funksion të një ambienti më të sigurt shëndetësor.