aaa
Home / Uncategorized / Kosovo steht vor einer politischen Krise, die möglicherweise zu vorgezogenen Wahlen führen könnte.

Kosovo steht vor einer politischen Krise, die möglicherweise zu vorgezogenen Wahlen führen könnte.

Obstrukcioni i legjitimitetit të Kuvendit të Kosovës

Obstrukcioni i legjitimitetit të Kuvendit të Kosovës, i konstituuar vetëm një ditë më parë, po bëhet një çështje e rëndësishme. Avokatët në Kosovë thonë se vetëm një konstituim formal nuk është i mjaftueshëm për të siguruar legjitimitetin e Kuvendit.

Në mungesë të nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb, avokatët vlerësojnë se Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit, ka vepruar në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të vendit. “Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur pesë nënkryetarët e tij”, thotë Ardian Bajraktari, avokat. “Kjo është e caktuar me Kushtetutë, me rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimin e Kushtetueses. Devijimi i zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë nga radha e komuniteteve është në shpërputhje me praktikën e deritanishme parlamentare dhe për rrjedhojë, është në shpërputhje me aktgjykimet e Kushtetueses”.

Sipas Bajraktarit, situata po shpien në një urdhër tjetër të dhënë nga Kushtetuesja, urdhër që mund të jepet në dy forma. “Gjykata Kushtetuese bazuar edhe në praktikë, me theks të veçantë edhe për aktgjykimin e fundit, lehtësisht, me kërkesë por edhe me vetiniciativë mund të marrë aktvendim për pezullimin e veprimeve të mëtutjeshme me qëllim të ndaljes së rrjedhjes të një gjendje në mospërputhje me Kushtetutën”, thotë ai.

Për avokatë të tjerë, nuk ka dyshim se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Ne kemi pas situatë të tilla, marrim shembull periudhën e Qeverisë Hoti e cila vazhdoi punën por që rezultoi të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e u desh që qeveria të binte e të shkohej në zgjedhje. Kështu që, pak a shumë do ta kemi të njëjtën situatë”, thotë Anton Nrecaj, avokat.

Ditën e djeshme, Lista Serbe u ankuar në Kushtetuese kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive. Asnjëri nga kandidatët e saj nuk morri pjesë në votimet për nënkryetar dhe pavarësisht kësaj, asnjëri nuk morri 61 votat e mjaftueshme për ta gëzuar këtë pozitë.

Tagged:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *